-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muaji i Ramazanit/ Meta: Qoftë burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!

Kryesoret

Ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka ndarë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Postimi i Metës

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!
Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.
“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.
Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit