Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin lidhur me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Më 2 mars 2026, Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi të shpallë kërkesën të papranueshme, pasi përfaqësuesit ligjorë të Metës hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.
Vendimi u mor më datë 6 mars 2026.









