Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, u takuan dje me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të kryesuar nga David McAllister.
Takimi, i cili përfshinte 8 eurodeputetë, u zhvillua për të diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me proceset që ndodhin në Shqipëri. Megjithatë, kryetari i PD, Sali Berisha, nuk ishte pjesë e këtij takimi.
“Unë takova koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore, i cili përfaqëson grupin me të cilin është i afiluar PD. Ata erdhën për parlamentin dhe zhvilluan takimet në selinë e parlamentit, por unë pata një bisedë të rëndësishme me koordinatori. Biseda ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për PD-në.”
“Sa i përket takimit me Edi Ramën, mund t’ju them se darka që ai organizoi do mbahet mend për shkallën ekstreme të legenosjes që ata kanë parë. Nuk mund të jap detaje, por ata do ta kujtojnë për shumë kohë si një akt të papranueshëm.”
/5pyetjet.al









