Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka cilësuar si një ditë të rëndësishme për politikën e jashtme të Shqipërisë pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Bordit të Paqes, ku ai do të mbajë fjalën.
Gjatë një deklarate për mediat, Balla pati edhe një replikë me deputetin e PD, Gazment Bardhi, duke e akuzuar atë për mungesë guximi për të kërkuar falje.
“Sot është një ditë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme. Rama do të flasë si një nga folësit kryesorë në mbledhjen e Bordit të Paqes. Ajo që the para disa javësh, e falëm, por ti s’ke burrëri të kërkosh falje,'” – u shpreh Balla.









