Gjatë një seance të fundit në Kuvend, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Gazment Bardhit.
Balla e ka akuzuar Bardhin se po përhap të pavërteta, duke sqaruar se në Kuvend nuk ka pasur kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe ministrave, pasi këta të fundit nuk gëzojnë imunitet.
“Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet deputetët dhe ministrat. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. E bëre gafën, mbaje! Sqaroni ata me të cilët flisni. Nuk ka kërkuese për heqjen imuniteti. Sa i përket një kërkesë për dhënie autorizimi, zotërote, si anëtar i atij këshilli jeni njoftuar,. Në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Jemi në një situatë të papërfunduar, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për të sqaruar kompetencat dhe për të shmangur çdo paqartësi juridike,” ka deklaruar Balla. “Kemi katër anëtarë të Gjykatës që mendojnë se ndërhyrja e Gjykatës në çështje të caktuara është e nevojshme, ndërsa katër të tjerë mendojnë se ky problem duhet të zgjidhet nga Parlamenti. Kjo ka krijuar një pasiguri që duhet adresuar sa më shpejt.”









