Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe ndërhyrje në çështje ligjore.
Bardhi theksoi se Balla është përmendur në përgjimet e SPAK për përpjekje të tijat për të ndërhyrë në çështje të pronave të sekuestruara, dhe e kritikoi atë për fjalët që ka thënë mbi ndarjen e pushteteve.
“Të flasësh për ndarje pushtetesh, njeri që është kapur në përgjimet e SPAK për të ndërhyrë në lirimin e pronave të sekuestruara të babait të Suel Çelës, kjo është fundi i botës. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të jurisprudencës. Është një fakt që Taulant Balla përmendet në përgjimet e SPAK si dikush që ka ndërhyrë te prokurori i SPAK dhe drejtori i përgjithshëm i policisë për të ndikuar në hetime. Drejtuesi i SPAK sot ka detyrimin ta çojë përpara atë dosje, dhe jo ta mbajë të fshehur. Mazhoranca po kërkon Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, jo atë të Shqipërisë.”









