Autorritet Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar, se për shkak të punimeve që po kryhen në rrugën e Llogarasë, ditën e premte do të kryhet një shpërthim të kontrolluar me eksploziv për të hapur trasenë e rrugëve lidhëse që po ndërtohen atje.
Postimi i ARRSH
Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç është njoftuar edhe më parë, ditën e nesërme, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.🚘
⚠️Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
🙏 Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.









