Real Madrid ka dërguar në UEFA provat lidhur me incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Benficës më 17 shkurt.
Vinicius Jr. akuzoi lojtarin Prestianni për përdorim të fjalëve raciste pas golit të tij.
Klubi i Madridit ka bashkëpunuar plotësisht me hetimet dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj futbollistit të tij.
Në njoftim, Real Madrid theksoi angazhimin për luftimin e racizmit në sport.
/5pyetjet.al









