-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktori Eric Dane ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Kryesoret

Aktori amerikan Eric Dane, i njohur për publikun e gjerë për rolin e kirurgut Mark Sloan në serialin e suksesshëm Anatomia e Gryet, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën laterale amiotrofike (SLA). Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane dhe u konfirmua nga familja e tij, e cila njoftoi se aktori ndërroi jetë të enjten pasdite.

“Me zemër të thyer njoftojmë se Eric Dane ndërroi jetë pas një lufte të guximshme kundër SLA-së”, tha familja e tij në një deklaratë të publikuar nga rrjeti televiziv CBS.

Eric Dane kishte bërë publik diagnozën vitin e kaluar, duke treguar se vuante nga kjo sëmundje neurologjike degjenerative, e njohur gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig, që përparon duke dobësuar sistemin nervor dhe muskujt.

Aktori u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në Anatomia e Gryet, ku luajti Dr. Mark Sloan, një personazh që la gjurmë në një nga dramat mjekësore më të popullarizuara në historinë e televizionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit