Ministrja e Brendshme Albana Koçiu deklaroi sot se Garda ka shtuar dy truproja për prokurorin e SPAK, Altin Dumani.
“KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv.ministrit. Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke shtuar në organikën e saj edhe dy truproja të tjera për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK.
Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve” tha ajo.









