Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit, në vendin e quajtur “Te Rrapi”.
Një makinë është përplasur me një motor. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.









