-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokime rrugësh në Gjirokastër për shkak të reshjeve të shiut

Kryesoret

Gjatë natës, reshjet e shiut kanë prekur intensivisht qarkun e Gjirokastrës, duke krijuar vështirësi të përkohshme në disa rrugë.

Në aksin Tepelenë-Gjirokastër, janë shfaqur inerte që kanë ndikua në lëvizjen e automjeteve, por qarkullimi ka mbetur i hapur, ndërsa firma kontraktore është angazhuar për pastrimin e zonës.

Po ashtu, në Memaliaj, rruga që lidh fshatin Xhafaj me Buzin është bllokuar nga rrëshqitja e dherave, duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve në këtë segment.

Në aspektin e shërbimeve, furnizimi me energji elektrike është stabilizuar për shumicën e zonave, me disa përjashtime në Dropullin e Sipërm dhe Tepelenë. Furnizimi me ujë është i pandërprerë, ndërsa nivelet e lumenjve Vjosë dhe Drino kanë mbetur në kuota normale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit