-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! Lidhja me Emiljano Shullazin

Kryesoret

Egli Pashollari 32 vjeç, u vra me thikë ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë. Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo zbriti nga makina e tij.

Ai u godit me thikë në kurriz dhe dyshohet se autor i ngjarjes është Gazmend Buçpapa. Të riut iu dha ndihma e parë nga dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, të cilët më pas e futën në makinën e tij për ta transportuar drejt spitalit të Traumës.

Por fatkeqësisht ai humbi jetën rrugës për në spital. Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai raportohet se ka shërbyer më herët në strukturat e Policisë së Burgjeve si gardist. Dyshohet se 32-vjeçari ka pasur lidhje me grupin e Emiljano Shullazit.

Para 5 vitesh ai tentoi t’i fuste pije alkoolike Shullazit dhe personave të tjerë gjatë kohës që ndodheshin në burg. Gjithashtu, në vitin 2017 ai është përballur me akuza për çështje të lidhura me narkotikët.

FOTO/ Sherri me thikë në Tiranë, kush është i riu që humbi jetën?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit