-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, GJKKO merr vendimin ndaj Fran Marashit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e të burgosurit Fran Marashi, për të dalë nga regjimi 41-Bis, ku është izoluar që prej 13 dhjetorit të vitit 2024.

Përmes një njoftimi, GJKKO bën të ditur se Marashi ka kohë 15 ditë për të bërë ankimim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër këtij vendimi.

Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm, u izolua atëherë në 41-Biss në Peqin, për një periudhë njëvjeçare.

Marashi është dënuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë, në atë që njihet ndryshe edhe si masakra e Urës Vajgurore ngjarje e ndodhur gjatë trazirave të vitit 1997.

Njoftimi i GJKKO

“Kërkuesi Fran Marashi me datë 30.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e urdhërit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”.

-Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe vendimet nr. 28, datë 16.12.2008; nr. 11, datë 05.04.2013 dhe nr. 4, datë 23.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 119, datë 20.02.2026, vendosi:

-Papranueshmërinë e kërkesës penale me nr. 119 Regjistri Themeltar, datë 30.01.2026, me Kërkues: Fran Marashi, me objekt: Shfuqizimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi” pasi çështja ka mbetur pa objekt.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”.

Dënimi i Fran Marrashit nga Gjykata e Posaçme me burg përjetë

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot (10 mars 2025) me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor Marashin për të gjitha akuzat, duke i dhënë në total një dënim prej 108 vitesh burg si dhe 4 dënime të përjetshme. Masakra e rëndë u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.

Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Dëshmitari okular Lulzim Nexhipi ka thënë se në këtë moment mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Pas kësaj janë dëgjuar dy gjuajtje të fuqishme dhe blindi ka marrë zjarr, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano si dhe janë plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht. Sipas prokurorisë, autorë të krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.

Që prej 13 dhjetorit të 2024-ës Fran Marshi ishte i izoluar në regjimin 41 Bis.

Të dënuarit e tjerë për masakrën janë:

-Fran Marashi, me burgim të përjetshëm

-Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm

-Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm

-Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg

-Sokol Ndreu

-Gjovalin Ndreu

-Preng Miri

-Gjelosh Miri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit