Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Babrru, ku një i ri ka humbur jetën pas hedhjes nga ura.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.









