-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kandidatja e PD-së: Më qëlluan me plumb gome në kokë nga Kryeministria

Kryesoret

Kandidatja për deputete e PD në qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti tha se dyshonte që ishte qëlluar me plumb gome në kokë gjatë protestës.

“Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalimin, kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asgjë, nga pozicioni ku jam qëlluar do ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë. Unë isha në të majtë të skenës. Pas mjekimit, do vazhdoj protestën. Asgjë s’na ndal neve”, – tha kandidatja për deputete e PD-së.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

“E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë për deputete, protestuesen me paqësore, por këta po telkalojnë çdo vijë të kuqe, do marrin ndëshkim shembullor për këtë qëndrim që mbajnë.

Protesta nuk mbyllet këtu, do vazhdojë dhe kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësor, do përballen me ndëshkimin” – tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit