Në një seancë maratonë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimet për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke zgjedhur katër anëtarë të rinj.
Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.
Po ashtu, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.
Kandidatura e Matilda Shehut u shty për votim në një seancë tjetër, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kuvendi miratoi gjithashtu emërimin e Ervin Metës dhe Jonida Priftit si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, me përkatësisht 74 dhe 73 vota pro.









