Parlamenti miratoi projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. 75 deputetë të mazhorancës votuan pro, 1 abstenoi, ndërsa 15 votuan kundër.
Ligji ka për qëllim thelbësor rregullimin e veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke evituar problematikat e hasura gjatë zbatimit të ligjit në fuqi.
Ai përfshin gjithashtu rregullimet ligjore të domosdoshme, për ushtrimin e funksioneve të shërbimeve konsullore, nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, jashtë vendit.
Po me votat e mazhorancës u miratua projektligji për qeverisjen elektronike dhe projektvendimi për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare.
Seanca zgjati rreth 18 orë dhe përfundoi vetëm në orët e para të mëngjesit pas debateve dhe akuzave mes palëve.









