-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Shkarkime të larta nga hidrocentralet më të mëdha për shkak të reshjeve intensive

Kryesoret

Tre HEC-et më të mëdha të Shqipërisë, Fierza, Komani dhe Vau i Dejes, kanë vazhduar shkarkimet intensive të ujit për tre ditët e fundit.

HEC-i i Fierzës po shkarkon 1000 m3 në sekondë, ndërsa Komani dhe Vau i Dejes po lëshojnë nga 800 m3 ujë për secilin.

Reshjet intensive që po vazhdojnë në territorin që mbulon kaskada e Drinit pritet të rrisin ndjeshëm prurjet në tre basenet më të mëdha të vendit, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe duke kërkuar kujdes të shtuar për menaxhimin e ujërave.

Autoritetet bëjnë thirrje për monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe përgatitje të mundshme për masa emergjente në rast se situata përkeqësohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit