Mëngjesin e sotëm, segmenti i Qafë Thores është bllokuar për shkak të ortekëve të dëborës, pas reshjeve të natës që kanë përfshirë zonën.
Rritja e temperaturave dhe reshjet intensive kanë shkaktuar rrezikun për rënie të masave dëbore nga malet, duke penguar lëvizjen e mjeteve.
Aktualisht, autoritetet po monitorojnë situatën me kujdes, ndërkohë që ekipet përkatëse janë të angazhuara për pastrimin e rrugës dhe për rikthimin e qarkullimit, duke e pasur parasysh rrezikun e mundshëm të aktivizimit të ortekëve të tjerë.
/5pyetjet.al









