Reshjet e dendura që përfshinë Durrësin mëngjesin e sotëm shkaktuan përmbytje në rrugët kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pusetat e bllokuara nuk mundën të përballonin sasinë e shiut, duke e bërë lëvizjen në disa zona të vështirë.
Drejtuesit e mjeteve e reduktuan shpejtësinë, ndërsa këmbësorët përdorën çizme për të kaluar.
Situata pritet të normalizohet me pushimin e shiut.
/5pyetjet.al









