Grupi i policëve civilë me kapele dhe me shall në fytyrë ose të maskuar, ishte vendosur pranë ETC, përballë selisë PD. Një grup prej 6 – 7 efektivësh civilë kapën një qytetar dhe e shoqëruan me forcë drejt makinës së policisë.
Efektivët përpiqen të mbulojnë fytyrën me qëllim që të mos identifikohen nga kamera. Në prononcim qytetari u shpreh: “Nuk jam protestues. Po më shoqërojnë pa të drejtë”.









