Në Elbasan, reshjet e shiut kanë shkaktuar prurje mbi mesataren në lumenjtë Shkumbin dhe Zaranika, por nuk ka rrezik për përmbytje.
Të gjitha akset rrugore janë të hapura, përveç disa segmenteve ku ka rënie gurësh dhe inertesh, si në aksin Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë, të cilat janë pastruar.
Situata më problematike është në aksin Drizë-Holte, ku ka pasur gërryerje të rrugës dhe kërkohet një ndërhyrje e përhershme.
Po ashtu, ka shembje në aksin Grekan-Shelg në Belsh. HEC-i i Banjës ka ulur shkarkimet dhe furnizimi me energji vijon pa ndërprerje.
/5pyetjet.al









