Këtë të premte, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Në Himarë, rruga kryesore që lidh fshatin Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të mjeteve të rënda për pastrimin e rrugës, pasi lëvizja është vështirësuar dhe rreziku mbetet i pranishëm.
Gjithashtu, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve në zonën e Pylli i Sodës. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një automjet ka përplasur një pemë të rënë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.









