Një 42-vjeçar nga Skrapari, Ilir Kurti, ka humbur jetën pas hedhjes në lumë në afërsi të “Ura e Blezënkës”.
Policia ka gjetur motorrin dhe celularin e tij, ku ishte zbuluar një mesazh drejtuar vëllait, ku ai shprehte vendimin e tij për të dhënë fund jetës.
Kurti kishte kohë që jetonte në një gjendje depresive pas ndarjes nga bashkëshortja dhe humbjes së kontaktit me djalin.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al









