-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tubimi te Parlamenti/ Këlliçi: Policia hodhi bombola gazi helmuese brenda në xhami

Kryesoret

Deputeti demokrat Belind Këlliçi akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve për t’i shpërndarë.

“Janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në xhami. Ushtari i krimit dhe bandës së Troplinëve, Ilir Proda është i shqetësuar. Ne kemi marrë pjesë në një protestë tërësisht paqesorë. Këtu nuk po ndodh asgjë, por hidhet gaz në mënyrë të paprecedentë.

Qytetarët janë të revoltuar sepse dhuna për t’i stepur është e paprecedentë. Hidhen bombola gazi nga lart që qytetarët të largohen nga protesta. Protesta do të radikalizohet edhe më shumë, do i përgjigjemi dhunës së Ramës

Çadër në bulevard? Zërat u sponsorizuan nga zyra e PR dhe komunikimit të Kryeministrit. Ne do të mundohemi të vazhdojmë protestën sa më gjatë, por kështu nuk mund të vazhdohet më, duhet skenar tjetër në protestën tjetër.

Kemi pasur të dhëna nga policia se do të kishte masa jo proporcionale për të penguar tubimin paqësor. Policë civilë kanë marrë dhunshëm qytetarë paqësorë që kanë qenë në protestë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit