Komisariati i Policisë nr. 4 ka arrestuar Vilson Shima, 42 vjeç, i dyshuar për shpërndarje kanabisi.
Shima e siguronte drogën në Baldushk dhe e shiste pranë “Kafesë së Rremës” në Tiranë.
Ai nuk ka precedentë penalë dhe hetimet për identifikimin e blerësve dhe bashkëpunëtorëve vijojnë.









