-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Salianji: Simbol i standardit mizerabël të qeverisjes Rama!

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një postimi në facebook ka bërë një reagim për bllokim e akseve rrugore ditën e sotme, Librazhd–Prrenjas, Qukës–Qafë Plloçë dhe Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, Salianji i cilëson ato si dëshmi të dështimit të qeverisë dhe shpërdorimit të fondeve publike.

Postimi i Salianjit

Ne shi rrëshqet mali dhe bllokohet. Në borë e bllokon ngrica. Në diell shpërbëhet betoni. Pra, problemi nuk është moti.
Problemi është korrupsioni në çdo stinë.
Akset kombëtare që lidhin juglindjen janë sot dëshmia më e qartë e dështimit dhe vjedhjes.
Rruga Librazhd–Prrenjas është simbol i standardit mizerabël të qeverisjes së Edi Ramës.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pas 13 vitesh dhe mbi 300 milionë eurosh, ende nuk është e aksesueshme. Paratë u shtuan për fushatë, jo për standard. Rruga Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh u ngushtua dhe iu ndryshua projekti për të favorizuar interesa të lidhura me Devoll Hydropower, jo për t’i shërbyer qytetarëve.
Sot, të gjitha janë të bllokuara dhe për asnjërën nuk ka asnjë përgjegjës.
Kjo është braktisje dhe shpërdorim detyre më e pakta!
Është braktisje e qytetarëve të juglindjes.
Është rrezikim i jetës së çdo udhëtari.
Një zonë e tërë është e izoluar, jo nga natyra por nga korrupsioni dhe babëzia.
Në çdo vend me standard europian, një qeveri do të kishte dhënë dorëheqjen.
Në Shqipëri, kjo qeveri duhet larguar!
May be an image of covered bridge and railway

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit