Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.
Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
Ky aks rrugor ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën.
Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.









