Rruga Kukës-Kalimash, një segment kyç për lidhjen e banorëve të Njësisë Administrative Malzi me qytetin e Kukësit, po përballet me çarje dhe shembje të konsiderueshme që po rëndojnë situatën.
Aksi 16 kilometrash po degradohet ditë pas dite, ndërsa masivët shkëmborë vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Mbrojtëset anësore të urës janë të amortizuara, duke shtuar rrezikun për aksidente.
Firma përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, nuk ka ndërmarrë asnjë investim, duke e lënë në duar të Autoritetit Rrugor Shqiptar për menaxhimin e situatës.
/5pyetjet.al









