-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, bllokohen 3 trajlera në Moglicë

Kryesoret

Pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, kanë fiulluar sërish problemet e para në qarkullimin e këtij segmaneti alternativ. Autoriteti Rrugor Shqiptar, disa orë më parë ka njoftuar për ndalimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve në këtë segment.

Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.

Trajlerat mësohen se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.

Postimi i ARRSH

Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:
Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.
Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

vendosi për autoveturat, pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit