Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa shtesë 10% mbi importet nga të gjitha vendet, pas një vendimi të Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshme shumë nga tarifat e mëparshme.
Trump e bëri të ditur vendimin në platformën Truth Social dhe theksoi se tarifat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojnë për pesë muaj. Ai u shpreh se nuk kishte nevojë për miratimin e Kongresit, duke iu referuar Nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, që i jep presidentit të drejtën për të vendosur tarifa deri në 15% pa pëlqimin e Kongresit.
Trump ka kritikuar ashpër Gjykatën Supreme për vendimin e saj, duke e akuzuar për mosbindje ndaj Kushtetutës dhe ndikime të huaja. Ky vendim ka krijuar një pasiguri të re ligjore dhe politike në lidhje me politikën tarifore të SHBA-ve.









