Një segment i Rrugës së Lumit të Vlorës, që lidh fshatin Kuç me Qeparoin, ka pësuar dëmtime të dukshme gjatë ditëve të fundit.
Pjesa e rrugës që shtrihet në një terren të thepisur ka shfaqur çarje të thella dhe plasaritje të dukshme, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga lëvizjet e tokës dhe faktorët e tjera nëntokësorë.
Ky problem ka ngjallur shqetësime për sigurinë e qarkullimit, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë.
Pas vërejtjes së dëmtimeve, punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve kanë nisur menjëherë punën për stabilizimin e segmentit të dëmtuar. Po ashtu, është vendosur sinjalizim i përkohshëm për të paralajmëruar shoferët dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.









