-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamza pozitiv ndaj ftesës së Kurtit: Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie!

Kryesoret

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në faqen e tij facebook, ka bërë të ditur, se për zgjedhjen e Presidentit të Koosvës, nuk duhet të jetë vetëm vullneti i një subjekti të vetëm politik, por një konsensus i përbashkët politik, duke iu përgjigjur pozitivsh ftesës së Alabin Kurtit mbi këtë çështje.

Postimi i Hamzës

Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese.
Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit