-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-agjenti i CIA-s: Trump i bie Iranit të hënën ose të martën

Kryesoret

Një sulm i SHBA-së ndaj Iranit është çështje orësh sipas ish-agjentit të CIA-s, John Kiriakou, i cili citon një burim nga Shtëpia e Bardhë.

Duke folur në podkastin Julian Dorey, Kyriakou tha se Uashingtoni ka përfunduar planifikimin për sulmin ndaj Iranit, duke cituar se një ish-koleg i tij, i cili ishte së fundmi brenda Shtëpisë së Bardhë, i tha se një sulm ishte i afërt, pavarësisht afateve zyrtare të publikuara nga administrata.

“Kam një mik, një ish-oficer të CIA-s, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes duke folur me miqtë e tij, dhe ai thotë se është marrë një vendim që SHBA-të të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën”, tha Kyriakou.

“Ai e ka bërë këtë edhe më parë. Do t’ju japë dhjetë ditë, do t’ju japë dy javë dhe pastaj do të sulmojë dy ditë brenda asaj periudhe”, shtoi ai.

Sipas Kiriakou, burimi i tij pohoi se zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard e kundërshtojnë luftën, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e mbështesin atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit