-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-oficeri i CIA, John Kiriakou: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën

Kryesoret

Ish-oficeri i CIA, John Kiriakou deklaroi në një podcast se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga një ish-koleg i tij në Shtëpia e Bardhë, një sulm amerikan ndaj Iranit mund të ndodhë të hënën ose të martën.

Podcasterit amerikan Julian Dorey, në një intervistë të regjistruar të premten dhe të transmetuar më 22 shkurt. Ai iu referua afatit 10-ditor që presidenti i SHBA i ka vendosur Teheranit për t’u përmbajtur kushteve të Uashingtonit, përfshirë ndalimin e programeve raketore dhe bërthamore, si dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupet aleate në rajon.

“Do t’ju japë 10 ditë, do t’ju japë dy javë dhe më pas mund të sulmojë pas dy ditësh. Ai beson se kjo i destabilizon kundërshtarët”, u shpreh Kiriakou.

Ish-agjenti pretendoi gjithashtu se brenda administratës amerikane ekzistojnë ndarje lidhur me një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Sipas tij, një kamp kundër luftës përfshin zëvendëspresidentin JD Vance dhe Tulsi Gabbard, ndërsa një tjetër grup që mbështet ndërhyrjen udhëhiqet nga sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Kiriakou, i cili në të kaluarën ka vuajtur dënim me burg për zbulimin e praktikave të CIA-s, sugjeroi gjithashtu se njoftime të tjera publike, si urdhri për publikimin e dokumenteve mbi objekte fluturuese të paidentifikuara, mund të shërbejnë për të larguar vëmendjen nga vendime të rëndësishme ushtarake.

Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë reaguar publikisht ndaj pretendimeve të ish-oficerit të inteligjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit