-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Superiore/ Teuta mposht Tiranën në “Selman Stërmasi”

Kryesoret

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me shifrat 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategoria Superiore.

Pjesa e parë ishte më e balancuar, me vendasit që u shfaqën më kërkues në sulm. Rasti më i mirë për bardheblutë erdhi nga Tabeku, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.

Në fraksionin e dytë ndryshoi panorama e lojës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi mori kontrollin e takimit dhe shtoi presionin drejt portës kundërshtare. Maçolli goditi traversën, më pas topi u ndal në shtyllë, ndërsa Arifi shpërdoroi një mundësi të artë, duke paralajmëruar golin që do të vinte.

Vendimi erdhi në minutën e 87-të, kur Maçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin dhe tri pikët Teutës.

Me këtë humbje, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Në krahun tjetër, Teuta afrohet ndjeshëm me vendin e katërt, duke qenë tashmë vetëm tre pikë larg objektivit./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit