Një djalë rreth 18-vjeçar nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Spital.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
Ai njëherësh ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Zahiti. /Klankosova.tv









