-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba në Mitrovicë

Kryesoret

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportimit të mediave vendase, i plagosuri ka njoftuar se një person i panjohur, nga një veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është larguar, pasi gjendja e tij është vlerësuar jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit