-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora sërish pa ujë/ Ujësjellësi: Po kryhen punimet në lidhjet e rrjetit

Kryesoret

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar qytetarët se të martën do të ndërpritet furnizimi me ujë. Shkak janë punimet në lidhjet e rrjetit të ri me atë ekzistues. Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites.

Postimi i Drejtorisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E QYTETIT TË VLORËS
Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e Martë, më 24 Shkurt, do të ketë stakim të detyruar të Stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.
Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare :
✅ “Uji i Ftohtë”
✅ “Lungomare”
✅ “10 Korriku”
✅ “Kalaja”
✅ “Jonufra”
➡️ Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.
Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.
Faleminderit për mirëkuptimin!
UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit