-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati: Balluku nuk po tenton të arratiset, pse kërkoni ta arrestoni?

Kryesoret

Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve, i cili është mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Avokati i Ballukut Ardian Kalija deklaroi se Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet që po tenton të largohet kur kërkon zëvendësimin. Ai theksoi se Balluku ka zbatuar masën, nuk është paraqitur në detyrë dhe ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal.

“Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës” tha ai.

Belinda Balluku përfaqësohet nga dy avokatët, Pamela Qirko, e motra e saj, dhe Ardian Kalia përballë kreut të strukturës së posaçme, Klodian Braho, dhe prokurorëve Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Debat i fortë për Ballukun, Gaz Bardhi: Hapni dyert, mos fshihni hajdutët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit