Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për situatën në aksin Dragoshtunë–Përrenjas, duke e cilësuar si një rast të rëndë dëmtimi të infrastrukturës.
“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë–Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!” shkruan Berisha në postimin e tij.









