Këshilli i Mandateve vijon prej orës 10:00 mbledhjen lidhur me kërkesën e SPAK-ut për autorizim në heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mbledhja që zhvillohet pak javë pasi Kushtetuesja la në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, vendim që ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare ka nisur me debate.
Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e procedit duke akuzuar socialistët. “Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren.
Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit jane te hapura dhe nuk ka asnje arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkefajesine e Edi Rames ne kete ceshtje” tha Gazment Bardhi.









