-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato thekson rëndësinë e reformës territoriale: Shpejtësia nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Takimi, i zhvilluar këtë të hënë, u fokusua në diskutime konstruktive mbi përparësitë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe transparente për administratën vendore.

Gonzato theksoi se për të arritur një reformë të suksesshme, është e rëndësishme që ajo të mbështetet mbi të dhëna të sakta dhe një konsensus të gjerë politik. Ambasadori i BE-së vuri theksin gjithashtu në faktin se shpejtësia e reformave nuk duhet të jetë në kurriz të cilësisë, dhe se është thelbësore që reforma të rrisë efikasitetin pa minuar demokracinë vendore.

“Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë. Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e mbështetur në të dhëna të sakta, dhe konsensusi politik është thelbësor. Shpejtësia nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, dhe efikasiteti nuk mund të dëmtojë demokracinë vendore.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit