Sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër zv kryeministres e njëkohësisht ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.
Heqja e imunitetit nga Kuvendi do t’i lejonte SPAK-ut të kërkojë masa të tjera ndaj Ballukut, duke përfshirë arrestin me burg, arrestin në shtëpi apo masa kontrolli në banesë.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me ndarjen e votave 4-4, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke konfirmuar se është e domosdoshme që ajo të mos ushtrojë detyrën, ndërkohë që vazhdon hetimi.
Balluku është në hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për disa lote të Unazës së Madhe.









