-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë nuk kam bashkëpunuar me Berishën”, Lapaj debat me Qorin: Deputetja juaj e merr rrogën kot

Kryesoret

Të ftuar në emisionin 5Pyetjet nga Babaramo” Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qorri zhvilluan një debat të nxehtë mbi protestat e vazhdueshme, rolin e opozitës dhe angazhimin politik të deputetëve.

Gjatë diskutimit, ata kundërshtuan njëri-tjetrin mbi bashkëpunimet politike dhe mënyrën se si duhet të përfaqësohen qytetarët në protesta.

Adriatik Lapaj: Demokratët e ndershëm të këtij vendi janë njerëz që duhet bashkëpunuar dhe Shqipëria ka nevojë sot! Ne e kemi bërë të qartë, nuk ka bashkëpunim me lidershipin e asaj partie, por me demokratët dhe njerëzit e ndershëm duhet të ketë sepse duhet të ketë një front qytetar, zgjidhja duhet sot! Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, unë nuk thashë qeveri teknike. Ne na duhen më të mirët që kemi, përtej partive, t’i marrim për të krijuar një qeveri tranzitore me afat 12-mujor. T’i lësh Edi Ramës zgjedhjet e parakohshme është krimi më i madh që mund t’i bëjmë atdheut tonë!

Arlind Qorri: Ne nuk u vëmë kushte hajdutëve, ne distancohemi nga hajdutët, nuk i lejojmë kurrë vetes të komprometohemi me të gjithë ata që meritojnë të jenë në burg. Ideja jonë për të dalë nga kriza është që përmes protestave shoqëria i imponon dorëheqjen Ramës dhe ti duhet sa më parë t’i japësh goditjen e dytë për ta nxjerrë knock out. Çdo ide për qeveri teknike, pavarësisht qëllimeve të mira, do të thotë bashkëqeverisje Rama-Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit