Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Prokurorët e SPAK-ut me shefin Klodian Braho në krye janë larguar nga Kryesia e Kuvendit. PD në fund me votat e anëtarëve të saj kërkoi dhënien e autorizimit për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut.
Por socialistët janë shprehur kundër. Sipas Ulsi Manjës masat e marra deri tani nga SPAK për numrin dy të qeverisë, pra pezullimi nga detyra janë të mjaftueshme.
“Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja. Në Kuvend do të shkohet me dy raporte për t’u votuar në seancën e parë të muajit mars.
Debate në Kuvend/ Gaz Bardhi: Hetimi i Ballukut nuk ka sfond politik









