-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina e re mund Drenicën dhe rrit shanset për mbijetesë

Kryesoret

Prishtina e Re arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, në kuadër të javës së 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke triumfuar në udhëtim ndaj Drenicës, me rezultat 2:0.

Të dy golat për Prishtinën e Re i shënoi Lorik Dobratiqi. Ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, derisa shifrat përfundimtare i vendosi në minutën e 58-të.

Me këtë triumf, Prishtina e Re arrin kuotën e 21 pikëve, duke u barazuar me Drenicën, e cila pas kësaj ndeshjeje zbret në vendin e fundit të tabelës.

Kjo fitore i rrit shpresat e Prishtinës së Re në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar dhe rrit dukshëm rivalitetin në pjesën e poshtme të tabelës në vazhdim të sezonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit