-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi rikthehet në krye të Tiranës: Do të bëj gjithçka për ta nxjerrë skuadrën nga kjo periudhë e vështirë

Kryesoret

Orges Shehi është rikthyer në krye të Tiranës në një moment të vështirë për klubin. Pas një periudhe të paqëndrueshme dhe rezultateve të dobëta, trajneri durrsak ka pranuar sfidën për të udhëhequr skuadrën dhe për të ndihmuar në ringritjen e saj.

Shehi, i cili ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm të Tiranës në vitet e fundit, rikthehet pas një periudhe të shkurtër në Ballkanin e Kosovës, ku gjithmonë ka pasur lidhje të forta emocionale me klubin dhe tifozët bardheblu. Ky rikthim është një mundësi për të rimëkëmbur skuadrën dhe për të shpëtuar sezonin.

Në fjalët e tij të para pas rikthimit, Shehi u shpreh: “Ishte zgjedhje zemre dhe tifozllëku. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë kritike. Tirana nuk e meriton këtë situatë dhe këtë pozicion, dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta nxjerrë skuadrën nga kjo periudhë e vështirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit