-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti i merr pasurinë Saimir Taullaut

Kryesoret

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit janë konfiskuar 10 pasuri të Saimir Taullaut; njësi shërbimi, godina, troje, ndërtesa e karburant.

NJOFTIMI I PLOTË-

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u konfiskuan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Saimir Taullau dhe personave të lidhur me të.

Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata.

Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;

Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “truall+ndërtesë”, me vlerë 9,724,582 lekë;

Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “Godinë e kombinuar 5 kate + karburant”, me vlerë 22,330,105 lekë;

Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, Lushnjë, e llojit “godinë ekonomike 1 kt + podrum”, me vlerë 2,297,520 lekë.

Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi”.

Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, Lushnjë, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15.323 m2;

Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë, e llojit “arë”;

Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 128 m2;

Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 96.17 m2;

Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 105.57 m2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit